Loading…

Përfundon show i Molliqajt, arrestohet nga Policia duke hyrë në studiot e T7

  • 01/02/2022 | 20:24

Përfundon show i Molliqajt, arrestohet nga Policia duke hyrë në studiot e T7

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, transmeton Gazeta Metro.


Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Ai është arrestuar atje nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD’së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

Kujtojmë që sot, Policia ka arrestuar aktivistin e PSD-së, Adem Megjuani, për arsyen e njëjtë, sulm ndaj një zyrtari policor, gjatë asaj proteste.

Megjuani është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të tij. /gazetametro.net

Dardan Molliqaj ende në kërkim policor

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë