Seanca ndaj katër aktivistëve të VV’së të akuzuar për sulmin në Kuvend përfundoi pas debateve të ashpra mes avokatëve dhe prokurorit.
Në seancë, Ramiz Krasniqi, avokati i Atdhe Arifit kërkoi përjashtimin e prokurorit Abdurrahim Islami dhe Prokurorisë Speciale, me arsyetimin se dyshon në paanshmërinë dhe objektivitetin e tyre.
Kjo kërkesë e Krasniqit shkaktoi debat të ashpër mes avokatëve dhe prokurorit dhe më pas seanca përfundoi.
Pastaj seanca përfundoi, ndërsa gjykimi i katër aktivistëve do të vazhdojë kur gjykata të vendosë në lidhje me kërkesën për përjashtim të Prokurorisë Speciale dhe prokurorit.