Loading…

Përfundon seanca paraprake ndaj Agim Ademit, vendimi pritet të merret së shpejti

  • 23/03/2023 | 15:53

Përfundon seanca paraprake ndaj Agim Ademit, vendimi pritet të merret së shpejti

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka përfunduar seanca paraprake ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Gazeta Metro.


Për ‘Betimi për Drejtësi’ ka folur mbrojtësi i të dyshuarit Ademi, avokati Labinot Murati, ka thënë se vendimi lidhur me kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së arrestit, pritet të merret së shpejti.

Ndaj të parit të FFK’së fillimisht ishte vendosur ndalesa prej 48 orëve, ndërsa sot Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kerkese per caktimin e mases se arrestit shtepiak ndaj A.A., ne Gjykaten kompetente”, ka thënë Prokuroria.

Ndryshe, Agim Ademi ishte intervistuar dje nga policia e Kosovës, kurse pas intervistimit ndaj tij Prokuroria e Shtetit kishte vendosur urdhrin për mbajtje prej 48 orëve.

Ademi ishte dërguar në QKUK për shkak se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte shumë e mirë dhe sipas Drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, Ademi u tha se do të qëndrojë edhe sot në klinikë.

Kryetari i FFK’së dyshohet për kryerjen e dy veprave penale ‘keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.

Siç u tha të enjten në raportin e policisë i njëjti dyshohet se veprat e lartcekura i ka kryer duke keqpërdorur buxhetin e FFK’së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë