Loading…

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Danimarkë-Kosovë, ky është rezultati

  • 30/06/2022 | 19:55

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Danimarkë-Kosovë, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës me rezultat 46-36, sfidë e vlefshme për para kualifikimet e Kampionatit Europian në basketboll, transmeton Gazeta Metro.


Një ndeshje mjaft interesante po zhvillohet në Naestved ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës, por janë vendasit të cilët shkojnë në avantazh prej dhjetë pikësh në pushim.

Në çerekun e parë ishin danezët të cilët triumfuan me rezultat 26-19, ndërsa edhe në çerekun e dytë ata treguan paraqitje më të mirë.

Më i dalluari tek ‘Dardanët’ deri më tani është basketbollisti, Dardan Berisha, me dhjetë pikë të shënuara, ndërsa tek vendasit Jonas Zohore me nëntë pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë