Ka përfunduar pjesa e parë në duelin ndërmjet Chelseat dhe Leicester me rezultat të barabartë 1-1, transmeton Gazeta Metro.
Në ‘Stamford Bridge’ po zhvillohet sfida mes Chelseat dhe Leicester Cityt e cila pas pjesës së parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të golit të shënuar nga mesfushori anglez, James Maddison në minutën e gjashtë, ndërsa për të barazuar rezultatin u përkujdes mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso në minutën e 34’të.
Kujtojmë që ‘Blutë e Londrës’ janë në pozitën e tretë me 70 pikë, kurse skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers në vendin e nëntë me 48 pikë.
Vlen të theksohet se në të njëjtin orar po luhen edhe dy takime të tjera në elitën e futbollit anglez të cilat janë: Everton 0-2 Crystal Palace dhe Aston Villa 0-1 Burnley. /gazetametro.net