Loading…

Përfundon pjesa e parë mes Mallorcas dhe Barcelonës, tensione të shumta mes lojtarëve

  • 01/10/2022 | 21:52

Përfundon pjesa e parë mes Mallorcas dhe Barcelonës, tensione të shumta mes lojtarëve

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Mallorcas dhe Barcelonës me rezultat 0-1, transmeton Gazeta Metro.


Golin e vetëm në 45 minutat e para e shënoi i përhershmi, Robert Lewandowski në minutën e 20’të pas asistimit nga Ansu Fati.

Gjatë pjesës së parë kishte mjaftë tensione mes futbollistëve, me ç’rast edhe gjyqtari i ndeshjes u detyrua të ‘nxjerrë nga gjepi’ katër herë kartonin e verdhë.

Mallorca pas gjashtë ndeshjeve të para në La Liga ka grumbulluar tetë pikë dhe gjendet në vendin e dhjetë në tabelë.

Ndërsa, skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez duket se do të ketë ‘luftë’ të ashpër këtë sezon me Real Madridin për kreun e tabelës.

Barcelona është në pozitën e dytë me 16 pikë dhe ka dy pikë më pak se kampionët në fuqi të Spanjës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë