Loading…

Përfundon pjesa e parë: Kosova në avantazh, por Izraeli më e mirë

  • 25/03/2023 | 18:51

Përfundon pjesa e parë: Kosova në avantazh, por Izraeli më e mirë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Izraelit dhe Kosovës me rezultat 0-1, transmeton Gazeta Metro.


Izraelitët ishin më të mirë se ‘Dardanët’ në 45 minutat e para ku në disa raste rrezikuan seriozisht portën e Arijanet Muric.

Ishte sulmuesi, Shon Weissman, që fillimisht në minutën e 4’të nuk realizoi nga afërsia dhe pastaj në minutën e 25’të nga brenda zonës goditi jashtë portës.

Goli i Kosovës erdhi në minutën e 36’të ku në portën e tij shënoi mbrojtësi, Eli Dasa, pas pasimit nga Milot Rashica.

Rast shumë të volitshëm pas tre minutave kur të përzgjedhurit e Alain Giresse kaluan në epërsi kishte anësori, Manor Solomon. Ai ballë për ballë me Muric nuk gjeti kuadratin e portës.

Në ndeshjen tjetër të grupit I Zvicra po fiton kundër Bjellorusisë me rezultat 0-3.

Tre golat për ‘helvetikët’ i ka realizuar mesfushori, Renato Steffen. /gazetametro.net

Granit Xhaka protagonist në Serbi: Zvicra dyfishon epërsinë kundër Bjellorusisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë