Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar numërimin përfundimtar të votave në disa prej komunave, përderisa ka mbetur edhe më pak se një për qind në përfundimin e numërimit të votave të rregullta në gjithë vendin.
Në qytetet e Anamoravës: Gjilan, Kamenicë e Viti, janë numëruar 100 për qind e votave të rregullta. Në tri komunat prinë Lëvizja Vetëvendosje.
LVV në Gjilan ka marrë 41.73% , përkatësisht 17.133 vota. Ajo ka lënë prapa kaolcionin LDK-AKR-Alternativa me 25.58 % , apo 11.324 vota. Koalicioni PAN ka marrë 22.30% – 9.156 vota.
Në Kamenicë, LVV ka fituar 38.60 %, që i bie 5.884 vota; koalicioni LDK-AKR-Alternativa 28.67% – 4.340 vota, ndërsa PDK-AAK-Nisma 21.48 %.
Në Viti, Vetëvendosje ka fituar 37.06 %, duke lënë pas koalicionin LDK-AKR-Alternativa me 34.69%.