Skuadra e rikthyer në eliten e futbollit të Kosovës, Besa, ka regjistruar sot fitoren e parë në sezonin e ri (2020/21) në Superligë, shkruan Gazeta Metro.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin kosovar, skuadra e drejtuar nga trajneri francez Jerome Klein ka arritur ta mposht Treçën ’89.
Ndeshja e zhvilluar sot në Brestovik të Pejës ka përfunduar me rezultatin 2-1. Të dy golat e fitores për pejanët u shënuan në pjesën e parë, kur në minutat 8 dhe 34 shënuan Ardit Tahiri dhe Lucas Sebastian Da Silva.
Mitrovicasit arritën të shënojnë në pjesën e dytë, por nuk ia dolën të nxjerrnin së paku një pikë nga kjo ndeshje. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar Shpëtim Idrizi e shënoi Ardian Muja në minutën e 65’të.
Ndryshe, Besa tani ka 3 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (9), kurse Trepça ’89 mbetet me 6 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. /gazetametro.net