Loading…

Përfundon mbledhja e PDK’së, s’përjashtohet prishja e koalicionit

  • 05/05/2017 | 14:35

Përfundon mbledhja e PDK’së, s’përjashtohet prishja e koalicionit

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi, ka folur për mediat, pas mbledhjes urgjente të Kryesisë së partisë, ku nuk ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.


Ai ka thënë se janë vazhdimisht duke u takuar me LDK’në ku është duke u diskutuar mundësia, siç ka thënë ai që jeta politike në vend të jetë më dinamike, shkruan gazetametro.net.

Kuçi ka thënë se në mbledhje, është diskutuar për zhvillimet politike në vend, dhe ditët në vazhdim PDK do të jetë e kujdeshme për vendimin që do ta marr, dhe ato sipas tij do të jenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve të Republikës.

“Ditët në vijim PDK do të jep përgjigje për arsyet politike dhe juridike të vendimeve që do t’i ndërmarr, dhe me kohë do t’i njoftojë të gjithë, edhe opinionin publik, e edhe partnerët e koalicionit. Ne presim të bisedojmë me partnerët e koalicionit, pa i injoruar faktet në të cilat gjindemi, dhe pastaj të marrim vendimin më të mirë, duke mos përjashtuar asnjë opsion që do ta forcojë legjitimitetin demokratik dhe interesin e qytetarëve tonë”.

Duke folur për nënshkrimet që disa deputetë të PDK’së i kanë vendosur në mocionin e votëbesimit për qeverinë Mustafa të iniciuar nga opozita, Kuçi e ka mohuar se ka qenë vendim i partisë.

“Për mbështetjen e mocionit të opozitës, PDK vendimet do t’i ketë publike, por çdo herë në interes të vendit. Ne do të jemi të kujdeshëm që vendimet t’i kemi në koordinim të plotë me partnerët e koalicionit. Për nënshkrimet në mocionin e opozitës. PDK nuk është parti autoritare, dhe secili deputet mund të vendos për vendimin e tij”, ka thënë Kuçi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë