“Flaka e Janarit”, manifestimi kulturor që pasuron gjithë qytetarët me ekspozita të ndryshme artisike, ka mbaruar edhe për këtë vit.
Ky manifestim kulturor ka për qëllim kultivimin e vlerave të larta e më kulmore artistike, dhe nxitjen dhe stimulimin e artit. Ngjarje kjo kjo e cila me të madhe ndikon në krijimin e një identiteti artistik e kulturor, i cili, është vulë dhe emblemë e prezantimit tonë në botë, në aspektin kulturor.
Qyteti i cili e mirëpret këtë manifestim është Gjilani. Qytet ky i cili i hap dyer për festivalin e filmit të shkurtë, dramës, fotografisë, festivalin e muzikës popullore, festivalin e këngës për fëmijë e shumë aktivitete të tjera në shenjë nderimi të dëshmorëve, heronjve e martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ngjarje këto të organizuara nga Komuna e këtij qyteti.
Gazetametro.net ka bërë një përmbedhje të të gjitha aktiviteteve që u prezantuan gjatë muajit janar, në qytetin e Gjilanit.
“Flaka e Janarit” nisi me Festivali e Filmit “Flaka Film” me 14 janar 2017, duke shfaqur filma, të dëshmuar me suksese në shumë festivale ku morën pjesë.
Në këtë Festival u shfaqen dy netë rradhazi filmat: Toka” me regji nga Ibrahim Dearit, “Biseda” me regjisor Gledis Bica,, “Lost in hope “ i regjisores Jehona Berisha, “Sekretet”nga regjisori Esat Fejza, “Besa e Konstandinit” i Bashkim Myftarit, dhe “The Eaters” i regjisorit Besim Ugzmajli“Unë jam biri i kurvës”, “Një pikë gjaku”, “Takimi”, “Bisedë me jetën”, “Piskama” dhe një film i shkurtër treminutësh i Burim Baftiut, bënë të ditur gazetametro.net
Me 17 janar është mbajtur ekspozita kolektive e artit pamor “Peneli i Flakës”, në sallën e Teatrit të Gjilanit
Me 21 janar në sallën e Teatrit në Gjilan u mbajt Akademia përkujtimore për Presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova.
Me 27 janar u mbajt “Talia e Flakës”, Festivali i Dramës Shqipe, ku Prishtina u prezentua me shfaqjen “Aktori në kuti”, pastaj u prezantua edhe Teatri Shqiptar nga Shkupi me shfaqjen “Darka e thërimeve” me autor Rafet Abazi, dhe regji nga Qëndrim Rijani.
Me 28 Janar në Muzeun e Qytetit në Gjilan u mbajt “Trashëgimia e Flakës së Janarit”. Ruajtja dhe promovimi i vlerave të saj ku u grumbullua i gjithë materiali i 26 viteve të Flakës dhe u bë një monografi për Flakën e Janarit që nga fillimi e deri më sot.
Me 29 janar u mbajt Festivali i Fotografisë “Foto Flaka”, me fotografi artistike nga fotografist profesionist nga të gjitha trojet shqiptare ku u zgjedh fotografia më e mirë e festivalit. Këtë meritë e mori Driton Vitia, me këtë fotografi:
Muzika epike e traditës shqipëtare ishte risi për herë të parë te ky aktivitet në kuadër të Flakës, i cili u mbajt me 29 janar në Muzeun e Qytetit. Në këtë aktivitet u prezantua një program shumë i pasur nga artistë të ndryshëm dhe me ligjëruesit,muzikologët Rreze Kryeziu,Kushtrim Jakupi, dhe Dilaver Kryeziu në fushën e muzikës epike së traditës dhe trashëgimisë së muzikës sonë dhe ruajtjen dhe kultivimin e saj.
Me 30 janar është mbajtur edhe “Xixa Fest” kushtuar fëmijëve
Po në këtë ditë u mbajt edhe “Pena e Flakës”, ku fitues i saj u zgjodh Agron Tufa, nga Tirana.
Me festivalin e muzikës popullore “Fest Flaka” u përmbyll manifestimi kulturor në Gjilan. Këngëtarja Ylberina Abdyli u shpall fituese e këtij festivali. /gazetametro.net