Loading…

Përfundon afati, 8 deputetë nuk janë regjistuar fare (Foto)

  • 28/07/2017 | 16:46

Përfundon afati, 8 deputetë nuk janë regjistuar fare (Foto)

Afati zyrtar për regjistrimin e deputetëve të rinj i përcaktuar nga Kuvendi i Kosovës, ka përfunduar dhe disa deputetë nuk e kanë kryer ende këtë obligim.
Në një njoftim të Kuvendit të Kosovës, bëhet e ditur se brenda afatit tredior, janë regjistruar 112 deputetë.

Në ditën e fundit, sot, janë regjistuar 23 deputetë.

Megjithatë, kjo thuhet se nuk paraqet ndonjë problem, pasi regjistrimi i deputetëve, të cilët nuk kanë janë paraqitur për ta kryer këtë procedurë do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Katër, nga tetë deputetët që nuk janë regjistruar janë nga Lëvizja Vetëvendosje. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, zëdhënësi Shkodran Hoti. Ai ka thënë se bëhet fjalë për deputetët, Albin Kurti, Liburn Aliu, Shqipe Pantina dhe Faton Topalli.

Ai ka thënë se lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë