Loading…

Përfundojnë takimet e Superligës së Kosovës, fitojnë favoritët

  • 23/02/2022 | 15:13

Përfundojnë takimet e Superligës së Kosovës, fitojnë favoritët

Kanë përfunduar tre ndeshjet e zhvilluara sot të Superligës së Kosovës, ku kanë arritur skuadrat pretendente për titull Drita, Llapi dhe Ballkani të sigurojnë tre pikët e radha, transmeton Gazeta Metro.


Ballkani në shtëpi ka arritur të mposht Ulpianën me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Edvin Kuc, Blend Baftiu dhe Mevlan Zeka. Skuadra e Ilir Dajës mbeten në vendin e parë me 42 pikë të grumbulluara ndërsa Ulpiana në vendin e tetë me 19 pikë duke rrezikuar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Llapi arriti në pjesën e parë të siguroj fitoren kundër Feronikelit duke realizuar katër gola, për llapjanët realizuan Alef Firmino, Adem Maliqi, Amar Latif dhe Bianor. Nikli u ngushëllua në pjesën e dytë me golat e Seferit dhe Kiqinës, dhe kështu u mbyll sfida me fitoren 4-2 të Llapit.

Skuadra e Tahir Batatinës gjendet në vendin e 4’të me 36 pikë dhe pritet deri në fund të jetë konkurrent serioz për titull, kurse Feronikeli veçse pritet që sezonin tjetër të garojë në Ligën e Parë pasi që gjendet në vendin e fundit me vetëm 11 pikë.

Ndeshja tjetër e zhvilluar ditën e sotme në Malishevë u përmbyll me fitoren e Dritës ku arriti të mposht vendasit me rezultat 1-2. Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabarte 0-0, por në pjesën e dytë gjilanasit treguan përvojën e tyre duke realizuar me Simonovskin dhe Astrit Fazliun nga penalltia. Malisheva arriti të realizoj në minutën e 82′ me Marc-Olivier por nuk kishte më kohë për ndonjë ndryshim rezultati.

Drita mbetet në vendin e dytë me 41 pikë ndërsa Malisheva në vendin e shtatë me 23 pikë dhe e pret një luftë e madhe për mbijetesë deri në fund të sezonit.

Nesër zhvillohen edhe dy takime të tjera dhe të fundit të kësaj xhiroje Drenica-Prishtina dhe Gjilani-Dukagjini me fillim nga ora 13:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë