Loading…

Përfundojnë pjesët e para në Uefa Champions League, këto janë rezultatet e ndeshjeve

  • 15/02/2022 | 21:53

Përfundojnë pjesët e para në Uefa Champions League, këto janë rezultatet e ndeshjeve

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve ndërmjet PSG-Real Madrid dhe Sporting-Manchester City, transmeton Gazeta Metro.


Dueli që po zhvillohet në Paris ndërmjet dy klubeve të mëdha europiane, PSG dhe Real Madrid ka mbaruar pjesa e parë me rezultat të barabartë 0-0.

Kurse në sfidën tjetër të zhvilluar në Lisbonë mes Sportingut dhe Manchester Cityt, skuadra angleze ka arritur të shënoj katër gola vetëm në pjesën e parë, duke fituar me rezultat të thellë 0-4 dhe mund të themi që tani është me një këmbë në fazën tjetër.

Golat për ‘Citizens’ i realizuan Riyad Mahrez, Phil Foden dhe dy golësh i realizuar nga Bernardo Silva. /gazetametro.net

PSG-Real Madrid 0-0

Sporting-Manchester City 0-4

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë