Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës së Kosovës që janë duke u zhvilluar në kuadër të javës së 26’të, transmeton Gazeta Metro.
Ndeshja mes Malishevës dhe Gjilanit ka përfunduar 0-0 në pjesën e parë, ku të dy skuadrat treguan një paraqitje solide. Në minutën e nëntë skuadra vendas pretendonte për një penallti në të mirë të saj por gjyqtari, Gramos Shala nuk e akordoi.
Dukagjini është duke befasuar Llapin në Podujevë, pasi pjesa e parë i ka takuar klinasve të cilët kaluan në epërsi me anë të golit të shënuar nga sulmuesi, Ahmed Januzi.
Ndërsa ndeshje interesante është duke u zhvilluar në Drenas, aty ku pjesa e parë i ka takuar Ulpianës. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të golit të shënuar nga, Ardi Qorri në minutën e 27′ por pas shtatë minutash barazoj rezultatin Iran Goncalves i cili u përkujdes të shënoj edhe golin e dytë. /gazetametro.net
Malisheva – Gjilani 0-0
Llapi – Dukagjini 0-1
Malisheva – Gjilani 0-0