Loading…

Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet

  • 16/03/2022 | 21:52

Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para tek të dy ndeshjet që janë duke u zhvilluar në kuadër të raundit të 16’të të Uefa Champions League, transmeton Gazeta Metro.


Juventus dhe Villareal kanë përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë 0-0. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri kishte raste më të mira për të kaluar në epërsi, por pa arritur t’i konkretizoj ato.

Kujtojmë që me këtë rezultat ndeshja do të shkoj në vazhdime, pasi që edhe sfida e parë kishte përfunduar me barazim 1-1.

Gjithashtu edhe në ndeshjen tjetër mes Lille dhe Chelsea pjesa e parë ka përfunduar barazim, por për dallim nga ndeshja mes Juves dhe Villareal, këtu dy skuadrat kanë realizuar gola.

Për Lille ka shënuar sulmuesi turk, Burak Yilmaz nga penalltia në minutën e 38′, ndërsa ndeshjen e barazoj Christian Pulisic pak minuta para fundit të pjesës së parë. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë