Loading…

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

  • 19/02/2022 | 15:18

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar me barazim dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Derbi mes Dritës dhe Llapit përfundoj me rezultatin e barabartë 1-1 ndërsa edhe sfida tjetër mes Ulpianës dhe Malishevës u përmbyll me rezultat të njejtë, transmeton Gazeta Metro.


Pas përfundimit të pjesës së parë që u mbyll me barazim, skuadra e Llapit arriti që në minutën e 50′ të kaloj në epërsi me golin e shënuar nga Valmir Veliu.

Në minutën e 77′ u akordua penallti për Dritën ku realizoj për golin e barazimit nga pika e bardhë, Ardian Cuculi.

Gjithashtu edhe në ndeshjen tjetër mes Ulpianës dhe Malishevës përfundoj takimi në mënyrë të barabartë 1-1. Për Ulpianën realizoj nga pika e bardhë, Marclei Santos, në minutën e 20′ por në fund të pjesës së parë për Malishevën barazoi gjithçka Xhevdet Shabani.

Me rezultatet e ditës së sotme Drita mbetet lidere në tabel me 38 pikë, dy më shumë se Ballkani e cila nesër përballet me Prishtinën ndërsa edhe Llapi mbetet në pozitën e njejtë.

Gjithashtu edhe për Ulpianën e Malishevën nuk ka ndryshim në renditjen tabelare, ku mbesin në pozitat e njejta, Malisheva e 7’ta me 23 pikë ndërsa Ulpiana me 19 pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë