Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Drita ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje shumë të rivalizuar.
“Intelektualët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 3.
Të dy skuadrat kanë luajtur me nga një lojtar më pak, pas përjashtimit të Ilir Krasniqit të Llapit dhe Prince Baldes së Dritës, në pjesën e parë.
Astrit Fazliu, Hamdi Namani dhe Simonovski shënuan për Dritën, kurse Shillova nga penalltia realizoi për Llapin.
Në anën tjetër, Gjilani triumfoi ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.
Blerim Krasinqi shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që e bëri skuadrën e Ismet Munishit tashmë kryesuese në tabelë.
Ulpiana poashtu triumfoi ndaj Malishevës në stadiumin “Liman Gegaj”.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 2, me Santos dhe Shalën që shënuan për mysafirët, kurse Ulluri shënoi për vendasit.