Loading…

Përfundojnë ndeshjet e Europa League: Barcelona duhet të luftojë shumë në Itali

  • 17/02/2022 | 21:21

Përfundojnë ndeshjet e Europa League: Barcelona duhet të luftojë shumë në Itali

Sapo kanë përfunduar ndeshjet e playoff në Europa League, ku ndeshja kryesore ishte padyshim ajo e zhvilluar midis Barcelonës dhe Napolit, shkruan Gazeta Metro.


U rikthye kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë, me ndeshjet e para të fazës playoff.

Ndër ndeshjet më interesante ishte ajo mes dy ish-klubeve të legjendës Maradona, Barcelona-Napoli. Ndeshja përfundoi me shifra 1 me 1 dhe loja kthyese në Itali do të jetë shumë interesante meqë Barcelona do të duhet të paraqitet shumë më mirë se sonte.

Befasi pati në Gjermani, ku gjiganti Borussia Dortmund u turpërua nga skocezët e Rangers me rezultat 2-4. Ish-klubi i Steven Gerrard do ta ketë punën më të lehtë në Glasgow pas kësaj fitoreje bindëse. /gazetaetro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë