Loading…

Përfundimisht Nisma-AKR pjesë e Kuvendit

  • 27/11/2019 | 16:48

Përfundimisht Nisma-AKR pjesë e Kuvendit

Koalicioni Nisma-AKR, përfundimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës, ku ka arritur të sigurojë mbi 5% të pragut dhe kështu ka fituar 6 deputetë në legjislaturën e re, transmeton Gazeta Metro.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak minutash ka filluar mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019.

Ky institucion në fillim të mbledhjes ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të një ditë më parë në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkaq më pas është bërë e ditur se kush janë fituesit e zgjedhjeve dhe partitë që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Koalicioni NISMA-AKR zyrtarisht janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, ku ka arritur të marrë 42.083 vota, apo 5.002% të votave. Këto vota i japin këtij koalicioni 6 ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit.

Fitues të zgjedhjeve janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270%. E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548%, e treta është Partia Demokratike e Kosovës me

21.234% të votave. E katërta është AAK-PSD me 11.515% të votave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë