Loading…

Drita ‘e gjelbër’ për vizat, në muajin qershor

  • 31/03/2018 | 08:26

Drita ‘e gjelbër’ për vizat, në muajin qershor

Muaji qershor pritet ta qartësojë përfundimisht rrugëtimin e Kosovës drejt liberalizimit. Po që se shkojnë në rregull të gjitha procedurat nëpër të cilat duhet kaluar ky proces, tash pas ratifikimit të Demarkacionit, Kosova ka gjasa që në muajin qershor ta marrë rekomandimin pozitiv për heqje të vizave.


Kështu kanë bërë të ditur për “Zërin” drejtuesit e Komisionit për Integrime Evropiane, të cilët kanë thënë se duhet punuar drejt përmbushjes së kriterit të fundit të mbetur, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkaq ekspertët e procesit të integrimit kanë konsideruar se liberalizimi i vizave mund të ndodhë deri në fund të këtij viti vetëm nëse punohet intensivisht drejt përmbylljes së kushtit të fundit të mbetur për heqjen e vizave.

Një gjë të tillë e kanë pohuar edhe ish-drejtues të Ministrisë së Integrimit Evropian, të cilët kanë thënë se tash e tutje e gjithë vëmendja sa i përket heqjes së vizave është e përqendruar te Bashkimi Evropian.

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, gjatë një deklarate është shprehur optimiste se çështja e liberalizimit të vizave do të përmbyllet sa më shpejtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë