Loading…

Përfitimet shëndetësore të limonit

  • 05/12/2021 | 15:08

Përfitimet shëndetësore të limonit

 Përmirëson shëndetin e zemrës

Limoni është një burim i mirë i vitaminës C. Një kokërr limon përmban rreth 31 mg të vitaminës C, që është 51% e marrjes ditore referuese (RDI). Hulumtimet tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru. Përbërjet bimore që gjenden tek limonët – përkatësisht hesperidina dhe diosmina – janë zbuluar gjithashtu se ulin kolesterolin.

Përmirëson tretjen

Limoni ka rreth 10% karbohidrate, kryesisht në formën e fibrave të tretshme dhe sheqernave të thjeshtë. Fibra kryesore në limon është pektina, një formë e fibrave të tretshme e lidhur me përfitime të shumta shëndetësore.
Fibrat e tretshme mund të përmirësojnë shëndetin e zorrëve dhe të ngadalësojnë tretjen e sheqernave dhe niseshteve. Këto efekte mund të rezultojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.Por, për të përfituar efektet pozitive të fibrës nga limoni, ju duhet ta hani atë dhe jo vetëm t’i pini lëngun.

– Parandalon gurët në veshka

Gurët në veshka formohen kur produktet e mbetjeve kristalizohen dhe grumbullohen në veshka. Acidi i limoni mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka duke rritur vëllimin e urinës dhe duke rritur pH e urinës, duke krijuar një mjedis më pak të favorshëm për formimin e gurëve në veshka. Vetëm një filxhan me lëng limoni në ditë mund të sigurojë mjaftueshëm acid limoni për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve tek njerëzit që i kanë pasur.

– Mbron ndaj anemisë

Anemia e defiçencës së hekurit është shumë e shpeshtë. Ndodh kur nuk merr mjaftueshëm hekur në ushqimet që konsumon. Limoni ka në përbërje hekur, por e parandalon aneminë duke përmirësuar përthithjen e hekurit më mirë për shkak të vitaminës C dhe acidit citrik që përmban.

– Ul riskun për kancer

Disa studiues mendojnë se përbërësit bimorë që gjenden tek limoni, si limonene dhe naringenina,mund të kenë efekte antikancerogjene, por kjo hipotezë ka nevojë për kërkime dhe studime të mëtejshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë