Loading…

Përfaqësuesit e BE’së vizitojnë Prizrenin

  • 23/05/2017 | 08:13

Përfaqësuesit e BE’së vizitojnë Prizrenin

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë do të vizitojnë sot qendrën historike të Prizrenit.


Qëllimi i vizitës është informimi rreth gjendjes së ruajtjes së objekteve kulturore në Prizren, duke përfshirë vendet ku BE-ja ka ndihmuar në restaurim përmes një investimi me vlerë prej 10 milionë eurosh.

Shefat e misioneve të BE-së shpresojnë të rrisin vëmendjen mbi natyrën unike të qendrës historike të Prizrenit, në mënyrë që bukuria dhe identiteti i saj kulturor të mbrohet dhe të ruhet për gjeneratat që vijnë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë