Ndërkohë që fliste për dialogun Kosovë – Serbi, kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakic është ndërprerë nga përfaqësuesi shqiptar Emir Azemi, pasi sipas tij, Rakic po del nga rendi i ditës së këtij Kuvendi.
Siç tregojnë burimet të gazetametro.net në Komunë, Rakic nuk ka reaguar ashpër, por duket se nuk ka qenë edhe i qetë. Ai i është përgjigjur asambleistit të PDK’së, duke i thënë se nuk ka qenë qëllimi që të dalë nga tema dhe të jap deklarata politike.
Ndërkohë, ende po vazhdon takimi i thirrur me urgjencë për të diskutuar për murin./gazetametro.net