Loading…

Përfaqësuesi amerikan që përkrahë korrigjimin takim me Haradinajn, kryeministri i thotë qëndrimin e tij

  • 23/10/2018 | 12:34

Përfaqësuesi amerikan që përkrahë korrigjimin takim me Haradinajn, kryeministri i thotë qëndrimin e tij

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili mbanë qëndrim tjetër me kryeministrin kosovar sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë. Palmer është deklaruar se Amerika nuk ka vija të kuqe sa i përket arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë, por në anën tjetër, Haradinaj i ka vendosur vijë të kuqe, idesë së Thaçit për korrigjim të kufirit.


Kryeministri këtë ja ka thënë edhe përfaqësuesit amerikan. Haradinaj në një njoftim pas takimit me Palmer ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të jetë brenda realitetit të qenësisë kushtetuese aktuale të Kosovës, që i bie se nuk duhet prekur kufijtë e saj, shkruan gazetametro.net.

“Kënaqësi si giithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut, Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”, ka thënë kryeministri.

Por, qëndrim tjetër sa i përket marrëveshjes me Serbinë ka Amerika. Palmer para disa ditësh indirekt ka lënë të kuptohet se Amerika nuk është kundër idesë së korrigjimit të kufirit.

“Pozicioni ynë është se nuk ka vija të kuqe e as çeqe blanko. Do të dëshironim që të dy palët të arrijnë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Ne do të shikojm atë që do të na e sjellin, e sapo të pajtohen të dy shoqëritë dhe të gjithë ta konsiderojnë si zgjidhje të mirë, dhe do të mendojmë mirë, dhe nëse do të kemi vërejtje në disa detaje, ne do t’i paraqësin qartas”, ka thënë Palmer.

Madje, zyrtari i lartë amerikan ka theksuar se çdo marrëveshje do të duhej të përfshinte pika si siguria, politika, ekonomia, si dhe të qarësohet çështja e Kishës Ortodokse Sebe në Kosovë, por edhe Ujmani e Trepça. Sipas Palmer, Amerika është e gatshme të dëgjojë çdo lloj marrëveshje që vije me pëlqim të të dyja palëve. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë