Loading…

‘Perëndimi rrënon ëndrrat e Thaçit’

  • 12/10/2017 | 14:55

‘Perëndimi rrënon ëndrrat e Thaçit’

Acarimi i raporteve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka marrë vëmendjen edhe të medias serbe. Një ndër gazetat më të mëdha atje, ‘Politika’ i ka kushtuar një tekst kritikave të ndërsjella në mes të Thaçit dhe O’Connell, me titullin ‘Perëndimi rrënon ëndrrën e Thaçit’. 


Në fillim të javës, ambasadori britanik braktisi sallën e një konference derisa presidenti Thaçi, po fliste kundër Gjykatës Speciale dhe Perëndimit, për të cilin thoshte se e ka tradhëtuar Kosovën. Më pas përgjigja e Thaçit për këtë veprim të O’Connell ishte me arrogancë, duke thënë se nuk e ka vërejtur prezencën e tij në sallë, e as momentin kur ai ka braktisur sallën, përcjellë gazetametro.net.

Ndërsa dje, ambasadori britanik, sërish indirekt sulmoi presidentin Thaçi, gjatë nënshkrimit të një memorandumi me Qeverinë e Kosovës, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve nëpër insitucione publike. Presidenti Thaçi një memorandum të tillë të nënshkruar një vit më parë në mes të Ambasadës Britanike, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, e kishte shpallur si anti-ligjore. Me këtë rast ambasadori O’Connel, pa përmendur emra, por duke aluduar me gjasë te Thaçi, tha Kosova nuk mund të përparojë me emërime të joprofesionistëve të cilët aty janë për të ndihmuar shefat e tyre e jo vendin.

Kësaj çështje, i ka dhënë fokus edhe gazeta serbe Politika.

“Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka kumtuar se Kosova nuk mund të përparojë me joprofesionistë dhe të dëgjueshmit”, ka shktuar Politika duke lëshuar më pas edhe citimin e ambasdorit britanik. “Korrupsioni dhe nepotizmi edhe më tutje paraqesin probleme serioze për Kosovën, dhe shembuj më të mirë të këtyre rasteve janë emërimet e joprofesionistëve të cilët nuk janë aty për të ndihmuar, por për të realizuar qëllimet e shefave të tyre”, ka thënë O’Connell, pas nënshkrimit të Memorandumit mbi mirëkuptimin me qeverinë e Kosovës, shkruan gazeta serbe “Politika”.

Tutje, kjo gazetë nuk ka lënë pa përmendur edhe ‘përplasjen’ mes Thaçit e O’Connell për Gjykatën Speciale.

“Më parë gjatë ditës presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e kritikoi ambasadorin britanik i cili të hënën e braktisi konferencën, pasi Thaçi tha: “Kosova e mbajti fjalën e vet, ndërsa bashkësia ndërkombëtare jo”, në takimin me rastin e prezantimit të raportit “Perceptimi i opinionit publik mbi punën dhe mandatin e Gjykatës Speciale për Kosovën”. “Nëse ka dal për shkak të obligimeve të veta, është vendimi i tij, por nëse ka dal i pakënaqur me diskutim, atëherë kjo është sjellje frustuese, fëmijërore dhe aspak diplomatike”, ka deklaruar Thaçi, shkruan “Politika”. /gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë