Loading…

Përdorimi i telefonit dhe alkoolit, shkak për aksidente

  • 28/09/2017 | 13:25

Përdorimi i telefonit dhe alkoolit, shkak për aksidente

Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, përdorimi i alkoolit dhe drogës, mungesa e respektimit të shenjave të komunikacionit janë faktorët kryesor që shkaktojnë aksident në trafik.


Kështu u tha në konferencën e tretë me temën “Shkaktarët e aksidenteve në trafik nga këndvështrimi i nxënësve” e organizuar nga Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike,“Tempulli”, dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit “AMRKS”.

Vlerësimi ka dal në  bazë të këndvështrimit të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Drejtori i Kolegjit “Tempull”, Muhamed Krasniqi tha se si pasojë e gjendjes shqetësuese në trafik për çdo muaj janë rreth 10 viktima nga aksidentet rrugore.

Sipas tij nëpërmes këtij hulumtimi vetdijësues është bërë përpjekje që nxënësit të dinë që ka rregulla që duhet të ndiqen në momentin që dalin nga shtëpia me qëllim që të mos rrezikohen në rrugë.

“Gjendja e tanishme e sigurisë në rrugë me të vërtet është shqetësuese dhe e rënduar dhe nëse këtë gjendje tentojmë ta zbërthejmë në numra i bie që për çdo muaj kemi nga 10 viktima nga 10 të humbura si pasoj e aksidenteve rrugore, do me thënë vetëm brenda këtij nëntë mujori i kemi rreth 90 viktima në rrugë….03’01”Përmes këtij hulumtimi dhe aktiviteteve tjera që i kemi bërë nëpër shkolla kemi bërë përpjekje që të gjithë nxënësve të iu tregojmë se në momentin që dalin nga shtëpia ka rregulla, domethënë janë rregulla që përcaktojnë lëvizjen e tyre”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori i Departamentit të Sigurimit Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës, Burim Krasniqi tha se faktori njeri shihet si ndër shkaktar kryesor që shkaktojnë aksidente me fatalitet.

 

Ndryshe, para dy netësh ndodhi rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet. Në dy aksidente të ndara në Komoran të Drenasit kanë vdekur 3 persona, duke çuar kështu numrin në 10 të vdekur brenda një muaji./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë