Loading…

Përditësimi i fundit: Ukraina tregon numrin e ushtarëve të vrarë deri tani

  • 28/02/2022 | 09:03

Përditësimi i fundit: Ukraina tregon numrin e ushtarëve të vrarë deri tani

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka publikuar shifrat e fundit të përditësuara me numrin e viktimave në konfliktin me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kësaj ministrie deri tani janë vrarë 5.300 ushtarë rusë, janë rrëzuar 29 avionë, 29 helikopterë dhe 191 tanke.

Ky është përditësimi i orëve të hershme të mëngjesit, për 5 ditë prej kur ka filluar konflikti..

Aeroplanët: 29
Helikopterë: 29
Tanket: 191
AFV: 816
Copa artilerie: 74
SAM Buk: 1
MLRS: 21
Mjete transporti: 291
UAV: 3
Anije/varka: 2
Mbrojtje ajrore: 5

Kujtojmë se Rusia e Ukraina sot pritet të fillojnë negociatat për paqe në një takim që pritet të zhvillohet në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Ky takim vjen pas sanksioneve të ashpra me të cilat po përballet Rusia, derisa shtetet e mëdha dhe aleatët e shumtë kanë ndihmuar Ukrainën me mjete të ndryshme, duke kërkuar nga Putin që të heq dorë nga pushtimi i Ukrainës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë