Loading…

Përdhunimi i 15 vjeçares, xhaxhai trondit me deklaratën: Lista po zgjerohet, janë 8 pedofilë

  • 24/05/2021 | 15:09

Përdhunimi i 15 vjeçares, xhaxhai trondit me deklaratën: Lista po zgjerohet, janë 8 pedofilë

Ngjarja e rëndë në Mirditë, ku një 15-vjeçare u abuzua seksualisht nga disa persona, duket se po merr përmasa edhe më të rënda.


Xhaxhai i vajzës ka thënë sot në një dëshmi për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se ka dyshime që rrethi i personave që kanë abuzuar me të miturën të ketë qenë edhe më i madh.

Ndërkohë sipas tij, dyshohet se abuzuesit janë 8 dhe jo 5 nga sa u pretendua më herët. Mes të tjerash ai i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen si dhe të çojë autorët para drejtësisë. Ai i bëri thirrje edhe ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

“Ka edhe persona të tjerë të implikuar. Sot pasi pamë dhe një protestë madhështore, në përkrahje të kësaj minorene, në luftë kundër këtyre pedofilëve. Lista e pedofilëve është me e gjerë. Numri nga 5, në bazë të të dhënave, shkon në 8. Ato tabulatet që janë sekuestruara nga prokuroria, i kam thënë oficerit, që tabulatat nuk preken dhe se do t’i hapë prokurorja. UI bëj thirrje prokurores që t’i shoh këto tabulate dhe njerëzit që janë futur në këtë grup, të merren të pandehur. I them shtetit; “shtetin tim e dua shumë, se i kemi falur 5 njerëzit. Se sot do ishin në varr”. Unë i kërkoj në mënyrë të veçantë ambasadores Yuri Kim që të ndjekë me përparësi këtë gjë, dhe gjykatave.”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë