Loading…

Përçarje në Serbi: Rusia ka shantazhuar Dacic që mos ta mbështesë Planin Europian për Kosovën

  • 07/02/2023 | 21:03

Përçarje në Serbi: Rusia ka shantazhuar Dacic që mos ta mbështesë Planin Europian për Kosovën

Burimet diplomatike kanë folur për përçarjen brenda koalicionit qeverisës në Serbi duke pretenduar se lideri i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) është i shantazhuar nga ana e Rusisë dhe nuk mund ta përkrahë planin franko-gjerman për marrëveshjen e normalizimit me Kosovë. Kjo është e vetmja gacë që nxiti tensionet mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic dhe kreut të socialistëve Ivica Dacic, transmeton Gazeta Metro.


Kështu e kanë interpretuar për gazetën serbe Danas burimet diplomatike përçarjen e fundit në koalicionin qeverisës, Partia Progresive Serbe (SNS dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS).

“Zënka e re mes SNS dh SPS me gjasë është shkaktuar me kushtëzimin e Rusisë ndaj Partisë Socialiste të Serbisë që ende të mbajnë distancën ndaj propozimit europian për Kosovën. Nuk duket se e gjithë kjo do të zgjidhet së shpejti, kur kemi parasysh deri ku ka shkuar kjo zënkë” thonë këta burime.

Megjithatë, burimet e Danas janë të mendimit se Ivica Dacic, më parë do të lëshojë pe ndaj presionit të Aleksandar Vucic, pasi siç thonë “nuk ka zgjidhje aty”.

Të pyetur atëherë përse atëherë Ivica Dacic ballafaqohet me këtë konflikt me Aleksandar Vucic nëse është e qartë se do të tërhiqet në fund, bashkëbiseduesit e Danas e interpretojnë se lideri po është ‘pazaregji i regjur’.

Ata shtojnë poashtu se siç e ka në grusht Vucic liderin e SPS, poashtu e ka edhe Rusia. Rusët siç pretendojnë kanë dokumente komprometuese për Dacic.

“Rusët me siguri kanë dokumente komprometuese për Dacic, e ka shumë mundësi që bëhet fjalë për para ” thonë këta burime të Danas që nuk duan të flasin për këto supozime publikisht, duke pasur natyrën e profesionit me të cilin merren.

Partia Socialiste Serbe me siguri merr para nga Federata Ruse, përveç faktit të ditur se kjo parti financohet përmes bizneseve me naftë në Serbi.

“Dacic tani do të duhej të thoshte se do t’u ndalen burimi i tyre themelor financiar” thonë bashkëbiseduesit e Danas.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, duke folur për mosmarrëveshjet që ka me Partinë Socialiste të Serbisë, e kishte krahasuar atë me krahun ultranacionalist djathtist të opozitës që janë ashpër kundër zgjidhjes sipas propozimit europian të normalizimit me Kosovën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë