Loading…

Përbërësit kryesor në kuzhinën tradicionale kosovare

  • 21/11/2020 | 22:50

Përbërësit kryesor në kuzhinën tradicionale kosovare

Kuzhina tradicionale kosovare ka përbërës të mjaftueshëm por edhe mund të i’a dalesh edhe me pak dhe te kesh diçka të shijshme në tryezë, transmeton Gazeta Metro.


Kuzhina kosovare është e ngjashme me kuzhinë e vendeve përreth si Shqipëria, Mali i Zi, jugu i Serbisë, Republika e Maqedonisë, si dhe ndikim të madh ka pasur edhe nga kuzhina turke, po thuajse i gjithë Ballkani ka ngapakë ngjashmëri në kuzhinë. Në ushqimet e përbashkëta përfshihen byreku, flia, qebapë, suxhuk dhe salsiçe e të tjera, speca të mbushura, mishi i qengji, fasulja, sarma, burjan, pitja dhe orizi. Megjithatë, kuzhina ndryshon paksa mes rajoneve të ndryshme.

Buka dhe bulmeti janë të rëndësishme në kuzhinën kosovare. Më të përdorur gjerësisht nga bylmeti janë qumështi, kosi, ajrani, djathi dhe kajmaku. Perdorimi i mishit është i pashmangshëm në kuzhinat kosovare, si mish lope, mish pule dhe qengji, fasule, oriz dhe specat janë, gjithashtu, pjesë e madhe e dietës së Kosovës. Perimet përdoren sipas sezoneve. Zakonisht, trangujt, domatet dhe lakra bëhen turshi, shtesat e tilla si kripë, piper i zi, piper i kuq dhe Vegeta janë gjithashtu popullore.

Një element tjetër, që e bën Kosovën të njohur është edhe tradita e shkëlqyer e prodhimit të verës. Pjesa jugore e vendit njihet për kultivimin me traditë, ku mijëra hektarë vreshta ofrojnë verë cilësore dhe me kualitet të lartë. Vera e Kosovës sot ka depërtuar gjithandej në tregjet ndërkombëtare. Veç kësaj, kultivimi dhe përgatitja e troftës është një traditë tjetër në Kosovë. Me gjithë kuzhinën e pasur tradicionale, restorantet e shumta, kafenetë, bistrot dhe hotelet moderne ofrojnë llojllojshmëri të menyve ushqimore dhe pijeve nga vende dhe kultura të ndryshme të botës. Transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë