Loading…

Për tri ditë, mblidhen mbi 13 milionë dollarë ndihma për Shqipërinë

  • 29/11/2019 | 19:05

Për tri ditë, mblidhen mbi 13 milionë dollarë ndihma për Shqipërinë

Brenda tri ditëve janë mbledhur mbi 13 milionë dollarë ndihma për Shqipërinë, pas tërmetit që la të vdekur 49 persona dhe shkatërroi shumë objekte, transmeton Gazeta Metro.


Situata e vështirë e krijuar nga goditja e tërmetit më 26 nëntor, ka nxitur solidaritet mes qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë.

Në më pak se tre ditë thirrje të ndryshme për mbledhje fondesh janë grumbulluar mbi 13 milionë dollarë.

Ndihmat më të mëdha janë nga këto kompani dhe individë:

Dhurime nga qytetarët në e-albania, rreth 3 milionë euro

Kastrati Group, drejtuar nga Shefqet Kastrati, 1,5 milionë euro

Balfin Group, drejtuar nga Samir Mane, 1,2 milionë euro

Fondacioni Fundjavë Ndryshe, mblodhi mbi 1,5 milionë dollarë

Gazetari Marin Mema dhe President i “Rrënjëve Shqiptare” Marko Kepi, mblodhën 1,3 milionë dollarë

Tirana International Airport, 1 milion euro

Behxhet Pacolli, biznesmen, Ministër i Jashtëm i Kosovës, 1 milionë euro

Bankers Petroleum, 1 milion dollarë

Elvis Naçi, drejtues i “Shqiptarët për shqiptarët”, 850 mijë dollarë

Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro

Fondacioni për Shoqëri të Hapur, 500 mijë dollarë

Eurosig-Insig 50 mijë euro

Berat Buzhala, drejtues i Gazeta-Express, 10 mijë euro

Adem Hasani, drejtues i Dreni-Pharm, 10 mijë euro

Mario Dedivanovic, njohur si parukieri i Kim Kardashian, 3 mijë euro

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka marrë përsipër t’u paguajë qiranë 20 punonjësve të kompanisë së tij Intercom Data Service të mbetur të pastrehë.

Kompania Gener 2 dhe kompani Gjikuria kanë marrë përsipër të ndërtojnë nga 20 apartamente në zonën e Thumanë.

Lazim Destani, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit, dhuroi 12 ton ushqime. Po kështu mbi 200 tonë ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë u dërguan me dhjetëra kamionë nga bizneset e Kosovës.

Hotele, bujtina dhe qytetarë të ndryshëm hapën dyert për fatkeqët e goditur nga tërmeti. Të prekurve iu mundësua edhe transporti. Nisma Thurje siguroi listimin e rreth 3000 vendstrehimeve të ofruara nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi mbledhje masive ushqimesh dhe rrobash.

Tërmeti i së martës la të vdekur 49 persona në Shqipëri dhe mbi 700 të plagosur, si dhe qindra familje mbetën pa strehë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë