Loading…

Për t’i bindur deputetët e LDK’së, përveç Delawie’s edhe Apostolova

  • 08/05/2017 | 14:42

Për t’i bindur deputetët e LDK’së, përveç Delawie’s edhe Apostolova

Pas dështimit që Qeveria pati sot për ta proceduar Demarkacionin në Kuvend, LDK është duke i bërë përpjekjet e fundit për t’i bindur deputetët e saj që të ndryshojnë mendje sa i përket votimit ndarjes së vijës kuiftare me Malin e Zi.


Kryeministri Isa Mustafa, ka thirrur nesër mbledhje të grupit parlamentar të LDK’së, ku të pranishëm do të jenë edhe dy ambasadorët që përfaqësojnë dy aleatët më të mëdhenj të Kosovës, ambasadori i SHBA’ve, dhe shefja e zyrës së BE’së.

Greg Delawie dhe Natalia Apostolova, do të provojnë t’i ndihmojë Mustafës që të bind deputetët e LDK’së që të ndryshojnë mendje për votimin e Demarkacionit, pasi partneri tjetër i Koalicionit, PDK po thotë se është në gjendje t’i sigurojë 37 vota për votimin e kësaj marrëveshje.

Por, pavarësisht kësaj situate të jashtëzakonshme, ku vendi përveç bllokimit të procesit të liberalizimit të vizave, është edhe në prag të zgjedhjeve të parakohshme, kryetari i grupit parlamentar të LDK’së Ismet Beqiri, këto takime po i cilëson si të zakonshme.

Ai në një prononcim për media ka thënë se thirrja e Delawie’s dhe Apostolovas në takimin e grupit parlamentar të LDK’së, nuk është diçka e jashtëzakonshme.

“Janë takimet normale. Përveç me Delawien, nesër mund të kemi takim edhe Apostolovan”, ka thën Beqiri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë