Loading…

Për tetë muaj diaspora solli në Kosovë 500 milion euro

  • 13/12/2016 | 10:52

Për tetë muaj diaspora solli në Kosovë 500 milion euro

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet qartë se dërgesat e mjeteve nga shtete të ndryshme të vendit për në Kosovë janë duke u rritur nga viti në vit.

Për tetë muaj në Kosovë kanë hyrë  hiç më pak se 500 milionë euro, mjete këto që kanë hyrë në vendin tonë përmes bankave, apo agjencive për transfere të parave. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet shumë qartë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora.

Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë muajit janar të vitit 2016, nga diaspora kanë hyrë 56,7 milionë euro, derisa gjatë muajit shkurt kanë hyrë rreth 48 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars bashkatdhetarët dërguan rreth 52 milionë euro, derisa në muajin prill ata dërguan rreth 57 milionë euro, vlerë kjo e afërt e mjeteve që u dërguan edhe gjatë muajit maj.

Nga diaspora në Kosovë gjatë muajit qershor kanë hyrë 59 milionë euro, gjatë muajit korrik 70 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98 milionë euro, shkruan Zëri.

Nëse bëjmë një krahasim me vitet paraprake shihet se sivjet shuma e mjeteve të dërguara është dukshëm më e lartë sesa në vitet paraprake.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë