Loading…

Për të pagjeturit do flitet në Bruksel

  • 20/11/2016 | 21:29

Për të pagjeturit do flitet në Bruksel

Kanë filluar përgatitjet që tema e të pagjeturve të futet si pikë e rendit të ditës në bisedimet e Brukselit. Kjo është konfirmuar jozyrtarisht nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Muaji mars mund do të jetë fillimi i një agjende që do të mund të rikthej shpresën e familjeve të të pagjeturve në Kosovë, që të ndriçohet më në fund fati i tyre.

Edhe ministrja për dialog, Edita Tahiri, përmes telefonit ka theksuar se në një të ardhme të afërt do të angazhohen që prioritet t’i jepet çështjes së të pagjeturve, duke mos dhënë detaje shtesë.

Në Kosovë vlerësohet  se janë 1675 persona të pagjetur, fati i të cilëve ende nuk është ndriçuar, që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, tash e 17 vjet. Informatat për vendohjen e tyre, po të mbetjeve të tyre, ende mbeten në errësirën e sirtarëve të ushtrisë dhe shtetit serb./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë