Loading…

Për të gjithë prindërit keni kujdes, një tjetër lojë si ‘Balen Blu’ po vret fëmijët

  • 13/08/2018 | 13:02

Për të gjithë prindërit keni kujdes, një tjetër lojë si ‘Balen Blu’ po vret fëmijët

Adoleshentët duket se janë bërë gjithnjë e më të paparashikueshëm në gjetjen e mënyrave të reja për të lënduar fizikisht veten.


Fillimisht nisën të hanin kapsula xheli që përdoren për të larë rrobat. Pastaj filluan të dilnin nga makinat për të kërcyer këngën e re të Drake. Sikur mos të mjaftonte nisën të hidhnin një deodorant të tërë në lëkurë për të parë çfarë ndodhte, shkruan gazetametro.net.

Por, një tjetër lojë virtuale e ngjashme me “Balena Blu” po qarkullon së fundmi. Një karakter kukull, i quajtur ‘Momo’, i përdorur në këtë lojë të re, është kthyer ne një sfidë që inkurajon fëmijët të shtojnë një kontakt në Whatsapp.

Ky kontakt i ri do t’u dërgojë vazhdimisht imazhe të dhunshme dhe hapi i fundit i lojës përfundon me vetëvrasje.

Kjo lojë u krijua pas një fotografie të një skulpture femër që qarkullonte në internet.

Kjo sfidë që ka futur në ‘rrjetën e saj’ tashmë fëmijë në SHBA, Argjentinë, Francë, Meksikë e Gjermani, mund të lidhet me vdekjen e një 12-vjeçareje nga Argjentina.

Autoritetet e Buenos Aires po hetojnë lidhjen mes vdekjes së vajzës dhe kësaj loje të quajtur ‘Momo’, shkruan gazetametro.net.

Sipas mediave botërore, thuhet se 12-vjeçarja kishte postuar selfie duke bërë disa sfida përpara aktit të vetëvrasjes.

Autoritetet e shteteve të tjera janë të shqetësuara për dëmet që mund të shkaktojë kjo lojë e re e rrezikshme, pasi vazhdon të qarkullojë në mediat sociale, si Whatsapp.

Prindërit këshillohen që të kontrollojnë vazhdimisht telefonin dhe rrjetet sociale të fëmijëve të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë