Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, përmes një reagimi ka shprehur qëndrimin e tyre që tryezat me tema për të drejtën e njeriut dhe fushatat vetëdijësuese nuk janë të nevojshme, pasi që sot nevojiten ligje të implementueshme.
“Në Kosovë ligji për barazi, ligji kundër diskriminimit si dhe ligji për avokatin e popullit janë aprovuar mirëpo nuk po gjejnë zbatim sikur edhe shumë ligje tjera. Prandaj si AAK disa herë e edhe në këtë ditë shprehim qëndrimin tonë se tryezat me tema për të drejtën e njeriut, fushatat vetëdijesuese të shoqërisë civile e edhe të institucioneve janë të nevojshme por me shumë se kaq sot nevojiten ligje të implementueshme me auditime të shpeshta dhe raportime të zbatueshmërisë me fakte”, thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK-ja, gjatë këtij reagimi thotë se 10 dhjetori përkujton ditën kur Asalmbleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Univerale për të Drejtat e Njeriut në vitin 1948.
Kushtetuta e Kosovës jo vetëm që pasqyron një frymë aspiruse dhe përparimtare për një shoqëri gjithëpërfshirëse të cilën e ndërton mbi bazat e parimeve të lira demokratike, gjithashtu edhe e mbështet deri në fund atë të drejt, thuhet në reagimin e AAK-së.
Gjatë këtij reagimi AAK-ja ka shkruar edhe për grupin e grave të cilat janë më të margjinalizuarat në Kosovë, ato të cilat përballen me pengesën për integrim dhe zhvillim.
“Por ne disa raste kornizat gjithëpërfshirese ligjore në vete nuk mjaftojnë për t’i adresuar nevojat e veçanta të çdo grupi të margjinalizuar. Gratë janë grupi më i madh i margjinalizuar në Kosovë. Problemet kryesore me të cilat përballen gratë çdo ditë janë dhe do mbetën njëherësh pengesë për integrim dhe zhvillim. Vazhdojnë të jenë grupi i cenueshëm që rendohet nga dhuna në familje, diskriminim në baza gjinore nga varësia ekonomike e në të njëjtën kohë të privuara nga stereotipet e mentalitetit tonë edhe në të drejtën në trashëgimi”, ka shkruar në qëndrimin e vet AAK-ja.
Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar, reagimi i kësaj partie është se ata janë në pozitë ta pafavorshme dhe se ju mungojnë kushtet në infrastrukturë.
“Kur bëhet fjalë për personat me aftësi të kufizuara, ata gjithashtu janë në pozitë të pafavorshme derisa ju mungojnë kushtet në infrastrukturë të institucioneve për qasje të lehtë, për mungesat tjera të mos flasim fare. Gratë me aftësi të kufizuara përballen me diskriminim të dyfishtë. Sa i përket kategorisë tjetër, rinisë, edhe kjo kategori është e cenueshme sepse s’po ju kushtohet vëmendje”, thuhet në reagim.
AAK-ja, thotë se tani është koha për angazhime dhe veprime konkrete rreth përmisimit të drejtave të njeriut në Kosovës, pasi që 70% e rinisë në Kosovë është e papunë.
“Kosova ka popullsi më të re në Europë, 50 % e popullatës është nën moshën 25 vjeçe, ndërsa 70 % e popullatës është nën moshën 35 vjeçare. Pra 70 % e rinisë është e papunë, dhe shumë pak të rinj kanë mundësinë ta ngrehin zërin e tyre. Është koha për angazhime dhe veprime konkrete për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kosovë”, shkruan AAK-ja./gazetametro.net/