Loading…

Për secilën ditë të Haradinajt në burg kafiteria serbe dhuron 500 dinarë

  • 06/01/2017 | 18:08

Për secilën ditë të Haradinajt në burg kafiteria serbe dhuron 500 dinarë

Një kafiteri në Serbi ka nisur një aksion të dhurimit të ndihmave për serbët e Kosovës duke e shfrytëzuar si motiv arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë. 


Kafiteria e quajtur ‘Najbolje Kafane’ përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se do të dhurojë për organizatën ‘Serbët për serbët’ nga 500 dinarë për secilën ditë sa Haradinaj mbahet në burg, transmeton gazetametro.net.

Haradinaj është arrestuar në Francë bazuar në një fletarrest të Interpolit të lëshuar nga Serbia nën pretendimin se lideri i AAK’së ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-99.

Gjykata franceze po e mbanë Haradinajn në paraburgim, dhe i ka kërkuar Serbisë që të dërgojë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij në Beograd. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë