Ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Enver Hoxhaj, ka kërkuar që zyrtarisht ta vizitojë Francën dhe të takoj nga afër Kryeministrin e këtij shteti. Qëllimi i kësaj vizite është vetëm për të shpjeguar pafajësinë e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, që po pretendohet përmes fletarresteve të lëshuara nga Serbia.
Hoxhaj thotë se si Qeveri e Kosovës do të bëjë gjithqka që është e mundur që Haradinaj të kthehet në shtëpi sa më shpejt.
Ai përmes një konference për media duke theksuar se kjo ngjarje ka goditur Republikën e Kosovës.
“Unë kam bërë kërkesë për vizitë zyrtare që ta takoj kryeministrin dhe në emër të shtetit tonë dhe qytetarit tonë ta informojë me detaje personalisht për ndjeshmërinë e rastit …dhe se si për ne është shumë e rëndësishme që të kthehet Haradinaj pranë familjes së tij”, tha Hoxhaj në konferencë.
Gjatë një telefonate që Hoxhaj thotë se ka pasur me diplomatë francezë, dhe informatat që ka pranuar nga ata diplomatë Haradinaj do të lirohet shpejtë, por nuk ka dhënë ndonjë detajë për datën se kur Haradinaj do të lirohet.
Për Serbinë tha se është duke keqpërdorur Interpolin me këto fletarreste të pavlefshme. Madje Hoxhaj paralajmëroi se bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha, do t’i nisin një letër drejtuesve të Interpolit një kërkesë për të hequr këto fletarreste, që për Hoxhajn tashmë s’kanë kuptim.
“Kemi dëshmuar se Serbia nuk ka juridiksion për Kosovën dhe ato fletarrestime janë të pavlefshme dhe kemi përmend shumë raste që edhe në të kaluarën ka pasur kësi lloj ndalime. Kam informuar edhe në detaje se si Haradinaj është ndaluar në Slloveni dhe qysh në atë kohë kemi arritur në afat të shkurtër kohorë ta lirojmë”, tha Hoxhaj tutje./gazetametro.net