Loading…

Rasti i Deharit, hetim i veçantë nga Avokati i Popullit

  • 07/11/2016 | 22:42

Rasti i Deharit, hetim i veçantë nga Avokati i Popullit

Një hetim i veqantë ka filluar nga Avokati i Popullit, për rastin e të riut Astrit Deharit, i cili vdiq në burgun e Prizrenit.

Këtë e ka treguar vetë avokati Hilmi Jashari përmes një interviste në RTV Dukagjini.

“Ne për momentin e kemi hap si rast, që në momentin që e kemi pranuar kërkesën nga familjarët. Dhe tani do të jetë çështje e procesit hetimor të gjithanshëm, prej momentit të pranimit të ndjerit në qendrën e paraburgimit e deri në momentin kur faktikisht është përcjellë me autoambulancë për në spital”, ka thënë Jashari.

Ai tha se pikërisht për këtë hetim, do të dalin me një raport të vacantë, e që thotë se në raste të zakonshme merr kohë një apo dy muaj.

Jashari më tej foli edhe për praktikat më të mira të pranimit të një të burgosuri. Veçmas potencoi kontrollin dhe kujdesin që i bëhet një personi që është nën përkujdesjen e autoriteteve shëndetësore.

Jashari tha se është një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut, nëse konstatohet se vdekja e një të burgosuri ka ndodh për shkak të neglizhencës apo moskujdesit adekuat të autoriteteve publike. Ai gjithashtu kritikoi edhe deklaratat para se të bëhej autopsia, të cilat i quajti si të ngutshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë