Loading…

“Për pushtetin e Serbisë kufijtë me Kosovën herë ekzistojnë, herë s’ekzistojnë”

  • 24/08/2018 | 14:04

“Për pushtetin e Serbisë kufijtë me Kosovën herë ekzistojnë, herë s’ekzistojnë”

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) në një kumtesë të saj ka thënë se pushteti i Serbisë duhet të pushojë me “deklaratat kundërthënëse në lidhje me Kosovën”, duke vlerësuar se, sipas deklaratave të zyrtarëve, “kufijtë (me Kosovën) herë ekzistojnë – herë s’ekzistojnë”.


DSS thotë se ministri i punëve të jashtme Ivica Dacic, duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministri të Kosovës Ramush Haradinaj se ndërmjet Kosovës e Serbisë do të bëhet demarkacioni dhe shënimi i kufirit, ka deklaruar se “nuk ekziston asnjë kufi me Kosovën, vetëm kufiri administratgive”, tra smeton gazetametro.net

Njëkohësisht, siç thuhet në kumtesë, kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic “përditë thotë se Serbia në Kosovë s’ka asgjë” dhe se “asgjë s’mund të humbë”, “sepse ka kohë që pushteti është dorëzuar dhe kanë vënë kufi më Kosovën”.

“Alensandar Vucic e Ivica Dacic duhet t’i harmonizojnë deklaratat për Kosovë, sepse me deklarata kundërthënëse tregojnë se nuk dinë as çka flasin, as çka bëjnë”, thuhet në kumtesë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë