Loading…

‘Për pak’: Ky është dallimi i vogël mes lojtarëve të Kosovës dhe Burkina Fasos

  • 23/03/2022 | 22:14

‘Për pak’: Ky është dallimi i vogël mes lojtarëve të Kosovës dhe Burkina Fasos

Kombëtarja e Kosovës nesër do të luaj kundër Burkina Fasos në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë me fillim nga ora 18:00, ndërsa vlera e lojtarëve të ftuar të Burkina Fasos për ndeshjen kundër Kosovës është rreth pesë milionë euro më e lartë se e ‘Dardanëve’, transmeton Gazeta Metro.


Sipas transfermarkt.com vlera e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës të cilët janë ftuar për ndeshjet miqësore të muajit mars është 68.45 milionë euro, ku lojtari me vlerën më të madhe është qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani i cili ka vlerën 25 milionë euro.

Ndërsa rreth pesë milionë euro më shumë është vlera e futbollistëve të Burkina Fasos, saktësisht vlera e tyre e përbashkët është 73.78 milionë euro, derisa lojtari me vlerën më të madhe është qendërmbrojtësi i Bayer Leverkusen, Edmon Tapsoba i cili vlerësohet 40 milionë euro.

Por, kjo nuk bën probleme për ‘Dardanët’ të cilët shpesh herë kanë ditur të tregojnë rezultate të kënaqshme edhe kundër Kombëtareve që vlerësohen më lartë se ata. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë