Loading…

Për një ditë Policia e Ferizajt shqiptoi 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

  • 30/03/2023 | 11:01

Për një ditë Policia e Ferizajt shqiptoi 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se gjatë ditës së djeshme ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtij aksioni policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor.

Komunikata e plotë:

Aksioni i policisë rajonale në Ferizaj, gjobat në komunikacionin rrugor

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtij aksioni policia rajonale e Ferizajt me datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor:

Llojet e kundërvajtjeve:

-Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 95 gjoba

-Parkingje të parregullta , 49 gjoba

-Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba

-Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 6 gjoba

-Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 4 gjoba

-Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 4 gjoba

-Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 3 gjoba

-Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 3 gjoba

-Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 66 gjoba

Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Më të fundit
...

  • 02/06/2023 | 04:01
...

  • 02/06/2023 | 04:00
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë