Sulmuesi i Chelsea, Romelu Lukaku, sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Inter. Megjithatë, në marrëveshjen mes dy klubeve për huazimin e sulmuesit, thuhet se është përfshirë edhe një bonus mjaft interesant, transmeton Gazeta Metro.
Vetëm pas një sezoni që kaloi te ‘Blutë e Londrës’ dhe Romelu Lukaku është i gatshëm të rikthehet përsëri në ‘Giuseppe Meazza’ dhe t’i ndihmoj ekipit në luftën për Scudetto sezonin e ardhshëm.
Por, mediumi italian, La Gazzetta dello Sport ka zbuluar edhe detajet përfundimtare të marrëveshjes, ku Inter do të paguajë tetë milionë euro për huazimin dhe tre milionë të tjera bonuse.
Tre milionë euro do të paguhen në bazë të përformancës së ‘Nerrazzurëve’ në fushë. Një milion euro Chelsea do të fitojë nëse Inter fiton Serie A, një milion euro nëse Inter fiton Ligën e Kampionëve, por bonusi i fundit, është i çuditshëm.
Një milion euro të tjera do të shkojnë nëse skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi do të fitojë Europa League, një kompeticion që ata nuk marrin pjesë këtë sezon.
Marrë për bazë edhe rrogën dhe pagesat fillestare për huazimin, gjithsej ish-kampionët e Italisë do të paguajnë 19 milionë euro në total për sulmuesin belg. /gazetametro.net