Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, në emisionin “Interaktiv” ka folur edhe për murin e ndërtuar në Mitrovicë, për të fatin e të cilit, ka thënë se do të luajë rol edhe Brukseli.
Ai ka thënë se muri në Mitrovicë duhet të rrënohet, por ka shtuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës.
“Unë jam habitur që muri është bërë objekt i një seance të plotë. Muri nuk ka pasur nevojë të bëhet çështje e gjithë Kosovës. Për rrënimin e murit një rol të rëndësishëm duhet ta luajë Brukseli. Muri nuk duhet të jetë ky mur, por na mbetet me pa. Nuk duhet të duket që është mur, sepse jep mesazh të keq. Unë si qytetar i Mitrovicës nuk duhet të besoj se duket si një bunker”, ka thënë Ferati.