Loading…

‘Për këtë i braktisën’, Trajkovic: S’u zu në befasi Vucic, operacioni u eci keq e do fuste në bela të madhe Beogradin

  • 25/09/2023 | 18:54

‘Për këtë i braktisën’, Trajkovic: S’u zu në befasi Vucic, operacioni u eci keq e do fuste në bela të madhe Beogradin

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkovic,tha se ka informacion se ka më shumë të vrarë se sa njoftohet pasi kishte luftime të pamëshirshme dhe se Beogradi nuk ishte i befasuar me konfliktin por e panë se ‘operacioni s’ishte i përgatitur si duhet dhe se do e fuste në telashe të mëdha Beogradin, transmeton Gazeta Metro.


“Për këtë edhe heshtnin, për këtë edhe të gjithë distancoheshin nga serbët e Kosovës, praktikisht i lanë vetëm” tha Trajkovic për televizionin N1 pas sulmit të grupit terrorist serb në Banjska, ku u vra polici hero Afrim Bunjaku dhe tre terroristë.

Këshilltarja e ministrit Nenad Rasic, komentoi edhe adresimin e të dielës të presidentit serb Aleksandar Vucic e tha se “sot dihet që presidenti po distancohet nga serbët e Kosovës, se të gjitha i paskan bërë vet dhe se s’ka të bëjë qeveria me këtë”.

“Unë do të negociojë, por me këtë që ju po bëni tani s’kam fare lidhje” i zbërtheu fjalët e tij Trajkovic.

“Tani kemi tre serbë të vrarë, flitet për më shumë, kam informacion që janë më shumë. Mirë që dikush megjithatë ka negociuar dhe punuar që të nxirret ai grup nga Kosova e Metohia”, tha ajo dhe shtoi se me shumë gjasë përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë ndihmuar që të tërhiqen ata njerëz, duke tërhequr vërejtjen se pasojat për sitatën politike do të ishin të rënda sikur të luftohej deri në fund.

“Përgatitja e policisë së Kosovës është e një niveli të lartë, si mendoni se do të dukej sot Serbia po të kishim 30 serbë të vrarë, dhe shqiptarë në anën tjetër” pyeti ajo.
Ajo shtoi tutje se sikur Serbia do të ishte një shtet i përgjegjshëm do të jepte llogari për këtë./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë