Loading…

‘Për keqardhje se si buxheti i shtetit u harxhua veç 11 për qind’

  • 09/08/2022 | 08:08

‘Për keqardhje se si buxheti i shtetit u harxhua veç 11 për qind’

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin se komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet.


Ai ka thënë se nuk mendon që ka mungesë të parasë publike sepse sipas tij, buxheti i shtetit sa i përket investimeve kapitale vetëm 11 për qind është harxhuar.

“Besoj se kemi mjete financiare, por kjo nuk ka të bëjë me mjete financiare. Ka të bëjë me hartimin e buxheteve komunale dhe udhëzuesit të cilët duhet të vijnë nga niveli qendror sa i përket kufijve buxhetor ku komunat nuk mund t’i kalojnë ata kufij buxhetor”, tha Ibrahimi.

I pyetur se deri kur është afati i fundit për dërgimin e qarkores së dytë buxhetore, ai ka thënë se ajo duhet të dërgohet sa më shpejt që është e mundur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë