Loading…

Për katër ditë, 1284 fëmijë të përfshirë në fushatë

  • 04/06/2017 | 15:24

Për katër ditë, 1284 fëmijë të përfshirë në fushatë

Demokracia në Veprim (DnV) ka vazhduar monitorimin e fushatës zgjedhore në nivel vendi me anë të 60 vëzhguesve afatgjatë, të cilët po raportojnë në baza ditore mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore që po zhvillojnë subjektet politike të cilat po garojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershor.


Siguria në aktivitetet e fushatës

Në bazë të raportimeve, në 4 ditët e fushatës zgjedhore, vëzhguesit afatgjatë kanë monitoruar 245 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike. Polica e Kosovës është përkujdesur për 65% e këtyre aktiviteteve, në 10% ka pasur të pranishme institucione tjera të sigurisë përfshirë këtu kompani private të sigurimit, ndërsa në 25% të të gjitha aktiviteteve nuk është vërejtur prani e sigurimit.

Pjesëmarrja e qytetarëve në tubime

Pjesa më e madhe e aktiviteteve zgjedhore të monitoruara nga DnV kanë qenë takime me 50 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa 18 prej tyre kanë qenë tubime me mbi 1000 pjesëmarrës.

Pjesëmarrja e grave

Pjesëmarrja e grave në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore ka qenë mesatarisht rreth 15%. Në baza gjinore, në aktivitetet e subjekteve politike kanë folur 810 burra (përkatësisht 79%) dhe 217 gra (përkatësisht 21%).

Përfshirja e fëmijëve në fushatë

Në 72 aktivitete të fushatës zgjedhore të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët. Në total numri i fëmijëve që ka marr pjesë në aktivitetet e zhvilluara në 4 ditë fushatë zgjedhore ka shkuar afërsisht në 1284 fëmijë. Vërehet përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, të cilët bartin materialet propaganduese të subjekteve politike që po garojnë në zgjedhje.

Qasja e personave me aftësi të kufizuara

Në 46 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV, pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 112 persona. Ndërsa në 52 aktivitete zgjedhore në vendin ku është mbajt aktiviteti personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje.

Prania e mediave

Mediat nuk kanë qenë të pranishme në 50% të aktiviteteve zgjedhore të monitoruara në nivel vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm.

Përdorimi i resurseve publike

Përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 42 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV ku janë vënë re përdorimi i veturave zyrtare dhe pjesëmarrja e shërbyesve civil.

Gjuha e urrejtjes

Në 17 aktivitete është raportuar që subjektet politike kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe në vetëm 2 raste është raportuar që atmosfera gjatë aktivitetit zgjedhor ka qenë e tensionuar.

Shfrytëzimi i rrjeteve sociale

DnV është duke bërë monitoruar gjithashtu përdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Në katër ditë të fushatës zgjedhore, subjektet politike që janë pjesë përbërëse e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) kanë bërë më së shumti postime në faqet e tyre zyrtare në Facebook përkatësisht 48 postime, pasuar nga subjektet politike që janë pjesë e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) përkatësisht 21 postime dhe subjektit politik LVV përkatësisht 11 postime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë