Loading…

Për Ivanoviqin Gjykata vendos sot

  • 22/02/2017 | 08:25

Për Ivanoviqin Gjykata vendos sot

Gjykata Themelore e Mitrovicës do të vendos sot për fatin e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq, nëse ai do të lirohet apo do vazhdojë të qëndrojë në burg.


Nëse ai lirohet me kusht Serbia ka dhënë garanci se do të jetë në dispozicionin e autoriteteve gjyqësore.

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanovicin  për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe ndaj tij e shqiptoi një dënim prej 9 vjet burgim.

Kujtojmë, se Oliver Ivanoviq do të rigjykohet nga Gjykata Themelore në Mitrovicë nën akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1999-2000 kundër civilëve shqiptarë.

Kjo erdhi pasi, Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje procedurale dhe ka vlerësuar se nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike gjatë gjykimit në shkallën e parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë