Loading…

Për ish-kryeministrin vazhdon kujdesi intensiv

  • 18/04/2017 | 15:37

Për ish-kryeministrin vazhdon kujdesi intensiv

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, edhe sot vazhdon të qëndrojë nën kujdesin intensiv në QKUK. Sipas zyrtarit për informim të kësaj qendre, Shpend Fazliu, ish-kryeministrit të Kosovës tashmë i janë bërë analizat e duhura laboratorike dhe radiologjike.


“Ju konfirmojmë se në mjekimin intensive qendror të QKUK-së është duke u trajtuar ish-kryeministri dr. Bajram Rexhpi, cili ka pasur problem shëndetësore që duhen të trajtohen në këtë njësi. I janë bërë analizat laboratorike dhe radiologjike dhe është nën kujdesin intensiv të vazhdueshëm shëndetësor të mjekëve të QKUK-së”, ka thënë Fazliu.

Ai ka shpjeguar që me t’u pranuar në QKUK ish-kryeministri i Kosovës në këtë qendër është formuar konsiliumi i mjekëve, që atij t’i jepet ndihma më e mirë mjekësore, shkruan Zëri.

“Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmenjve të ndryshëm duke përfshirë neurologun, kardiologun, kirurgun vaskular, anesteziologun dhe lëmenjtë tjerë sipas nevojës. Rasti është duke u përcjellë në vazhdimësi nga stafi i mjekimit intensiv”, ka thënë Fazliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë